,

Armonia Dual 12

Lartësia

30 cm

Mbulesa

Outlast®/ Viscose

Niveli i rehatisë
1,485.003,906.00
  • Armonia Dual 12

    Armonia Dual 12 ofron mundësi të panumërta për ju që të përshtatni nivelin e komoditetit që i përshtatet nevojave tuaja individuale. Thjesht zëvendësoni pjesën e brendshme dhe menjëherë do të keni një nivel tjetër komoditeti. Shtresat janë në dispozicion në materialet e mëposhtme: Magnigel, Memoform, Latex dhe Elioform. Përveç kësaj, dysheku përmban teknologjinë tonë të licensuar Dual Core, e cila u lejon çifteve të zgjedhin komoditetin e preferuar ,thjesht me hapjen e zinxhirit dhe nje rrotullim(spostim) te shpejte. Të gjitha në lartësi 30 cm.

    1,485.003,906.00

Krijua vetëm për ju

Ëndrrat tuaja, pushimi juaj, komoditeti juaj. Shkathtësia e kësaj linje e bën atë veçanërisht të përshtatshme për të siguruar një komoditet ideal të përshtatur vetëm për ju.

Komoditeti për të cilin të gjithë bien dakord

Falë dyshekut që përmban teknologjinë Dual Core dhe pjesëve të sipërme të lëvizshme, çdo dyshek i linjës Armonia mund të rregullohet në katër kombinime të ndryshme për të siguruar katër lloje të ndryshme mbështetjeje. Shtresat e brendshme në Eliosoft dhe Elioform ju lejojnë të zgjidhni nivelin e komoditetit që i përshtatet më mirë nevojave tuaja (Soft ose Firm), pa pasur nevojë të bëni kompromis.

Shtresat janë në dispozicion në katër materiale të ndryshme dhe mund të zgjidhen pavarësisht anës së dyshekut për t’iu përshtatur nevojave tuaja individuale. Në pjesën e jashtme, pëlhura inovative Outlast ka aftësinë për të rregulluar temperaturën, dhe kur kombinohet me Viscose siguron një frymëmarrje maksimale

Dual Core: nevoja të ndryshme komoditeti

Teknologjia Dual Core shërben një funksion shumë praktik. Falë dy bërthamave të dyshekut të disponueshëm në versionin king-size, ju mund ta ndani dyshekun me partnerin tuaj, pa pasur nevojë të rrezikoni komoditetin.